Saturday, December 7, 2013

“Për Suarez, €70m janë pak”

“Për Suarez, €70m janë pak”Ish-mesfushori i Liverpoolit, Dietmar Hamann, mendon se shuma prej 70 milionë eurosh nuk është e mjaftueshme për ta larguar Luis Suarezin nga Anfieldi.

Real Madridi thuhet se po përgatit një ofertë për sulmuesin uruguaian dhe do të ofrojë mbi 70 milionë euro për shërbimet e tij
Mirëpo, Hamann, i cili ka kaluar shtatë vite me Redsat, mendon se 26-vjeçari vlen më tepër.
“Jo nuk mjafton. Mendoj se 65-70 milionë është një shumë që (drejtuesit e Liverpoolit) do ta kërkonin gjatë verës, ndërsa tash po e shihni si luan. Mendoj se 70 milionë euro nuk mjaftojnë”, ka deklaruar Hamann për Goal.
Ish-futbollisti gjerman mendon se Suarez është i kënaqur në Anfield, mirëpo e ka paralajmëruar klubin se në rast se nuk siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ai do të largohet. /Telegrafi/


12:46 AM

Prandelli: Vendi i Buffonit, i sigurt

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, ka qartësuar se pa marrë parasysh se çfarë ndodh, Gianluigi Buffon do të jetë portieri i parë i Italisë. Pozita e Buffonit në kombëtare u vë në dyshim pas disa paraqitjeve jo bindëse të tij në muajt e parë në Serie A, por Prandelli është shumë i sigurt. “Unë kurrë nuk do të dyshoja te Buffoni. Ai do të jetë portieri jonë i parë për Botëror. Pikë”. “Unë jam i bindur se personaliteti i tij, karizma e tij dhe dëshira e tij që të konsiderohet më i miri në botë do të jenë armë shumë efektive”. “Ai e di se me një gabim shumë lehtë gjendet në mes të uraganit”, ka thënë Prandelli. /Telegrafi/

12:42 AM